Sipas Ambasadës, qytetarët duhet të mbajnë distancën dhe të ndjekin udhëzimet.
“Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve vendore”, shkruan Ambasada në Facebook.














