Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se është i koncentruar vetëm për ndeshje ndaj Moldavisë, ndeshje kjo që zhvillohet nesër në Parma të Italisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas tij, edhe mungesa e tifozëve në tribuna do ta bëjë të vetën.
”Atmosfera është pozitive të kthehemi pas një kohe të gjatë. Ne kemi dy ndeshje dhe ne si çdo herë do të futemi ndeshje pas ndeshje, ku shkojmë për fitore ndaj Moldavisë dhe mendjen e kemi vetëm këtu, pastaj flasim për Greqinë”, tha ai për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit.
”Tifozët na mungojnë sepse dihet përkrahja e tyre ndaj nesh, dhe jam i bindur se edhe në Itali do të na përkrahnin dhe do të dukej si të luajmë në Kosovë sepse prezenca e tyre është e madhe, por motivim i madh është vet aspekti që luajmë për Dardanët dhe duhet dhënë maksimumi”