Në qendër të Novi Pazarit, një autor i panjohur ka tentuar të shkatërrojë pllakatën e Aqif Ffendisë.
Pas goditjes me gjësende të forta, ka ndodhur një incident dhe një konflikt fizik mes disa personave të cilët janë gjetur pranë pllakatës.
Sipas njoftimit, policia është duke kryer hetime dhe se për momentin nuk ka informacion se kush është përpjekur të shkatërrojë atë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar përpjekjet e aktivistëve për të rilyer muralin e Ratko Mlladiqit në Beograd, ka thënë se me këtë veprim dëshirojnë të “krijojnë veprime që dëmtojnë vendin”, duke vënë në dukje se “ata kinse po luftonin kriminelët e luftës nuk e hoqën pllakatën e Aqif Efendisë në Novi Pazar”, për të shtuar se ai ishte dënuar për krime vetëm para gjykatave vendase.