Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, ka lënë të kuptohet se Thiago Alcantara mund të largohet nga ekipi i tij.
Siç raporton Goal, Liverpool pritet të jetë destinacioni i radhës i spanjollit, transmeton Klan Kosova.
“Unë e kuptoj nëse ai dëshiron të luajë në Premierligë. Por ai i jepte lojës tonë siguri dhe kjo ishte arsyeja pse unë do të doja si trajner ta kisha ende në ekip edhe për vitin e ardhshëm”, ka thënë Flick.
Alcantara ishte transferuar te Bayern në vitin 2013 nga Barcelona dhe deri më tani numëron 150 paraqitje duke shënuar 17 gola.