Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë vendim sot të lirojë të gjithë të emëruarit politikë, mes tyre edhe 12 ambasadorë.
KOHA mëson se të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit, janë: Beqë Cufaj (Gjermani), Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gezim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut), Hajdin Abazi (Australi), Ylber Hysa (Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe) e Amir Ahmeti (Katar).