Kurti ka thënë se ky vit do të jetë tejet i rëndësishëm për dekadën e tretë të shekullit, dhe këtu përmendi zgjedhjet që sipas tij do të bëhen në shumë vende në Ballkan dhe poashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Syri Tv, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë se Vetëvendosje ka dyfishuar mbështetjen.
Kurti tha se kanë mbi 52%.
Kur u pyet se a përfundon kryeministria e tij me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha që jo, si dhe foli për një mbështetje në dyfishim dhe hendekun mes vullnetit të popullit dhe përfaqësimit në institucione.