Në këto momente po mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë së re.
Kandidati i propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti para se të marrë postin e kryeministrit, kishte qenë në studion e Vogue Hair.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti aty i rregulloi flokët.
Përmes një postimi në Facebook, Armend Gashi, personi që ia rregulloi flokët Kurtit tha se kryeministri tani është gati.
“Erdhidita e shum pritur E Tash Kryeministri Albin Kurti esht gati #AlbinKurti #VVLDK #finaltouches #voguehair”, tha ai.