Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, por Vjosa Osmani!
Vjosa e ka hijen e rëndë.
Nuk shkohet në zgjedhje sherri i një individi.
Nuk i merret vota me ‘zor’ askujt.
Dikush është aq i zemëruar sa që më përpara e pranon vdekjen se që ta jep votën.
Dikush është në fund të karrierës;
dikush e sheh që ky vend i ka harruar heronjtë, i ka harruar dëshmorët e viktimat, jo s’po mërzitet kush për të;
dikush e shfrytëzon rastin të hakmerret.
Vjosa Osmani ka keijuar kaq shumë kundërshtarë, që gati është qesharake që ka marrë guxim të kërkojë nga ata ta votojnë.
Sikur të isha në vendin e Vjosa Osmanit, do të tërhiqesha.
Do t’ia liroja vendin Murat Jasharit, për shembull.
Dashuria është sakrificë.
E jep të dhimbshmen, pë ta marrë të kojshmen.
Sado e vogël që është opozita – është e gjallë.
Sado i vogël’ të jetë njeriu, krenarinë e ka të madhe.
I gjalli rritet, shtohet, përmirësohet, ngritet.
P.S. Albin Kurti nuk na çon në zgjedhje, sepse ai e ka realizuar qëllimin e tij, është kryeministër.
Në zgjedhje na çon Vjosa Osmani.
Jam e bindur që ideja e votimit të Ligjit për Zgjedhje ka qenë ide e Vjosa Osmanit, se veç ajo vepron me frymë n’fyt, ia njoh padurimin dhe nervozën.
Albi Kurti veç po e mban fjalën që e ka dhënë për Vjosa Osmanin Presidente.
Dhe duhet ta mbajë deri në fund. Vjosa
Tash populli duhet të merret me ambiciet dhe me fatin e Vjosa Osmanit, në vend se të merret ajo me fatin tonë.
P.S. Kohë e keqe. As pranvera nuk po del.
Herën e fundit kur kam parë shqiptarë të lumtur ka qenë një natë marsi pas orës 22:00 te rruga B.
Kaloi një veturë me shqiptarë që këndonin me zë.
O Zot sa bukur.
Ajo lumturia në lëvizje që zgjat shkurt por që duket kaq e pakapshme.
Provova dje ta imitojë lumturinë e huaj, dola me kerr në të njëjtin vend, lëshova muzikë në radio, por mua më qëlloi kënga ‘Mora fjalë’, e pastaj unë ‘mora lot’.
Shkruan Kimete Berisha