Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Shkak është bërë axhenda e ngjeshur e takimeve në Tiranë.
Kurti duhet të takohet me Ministrin e Jashtëm të Italisë në Kosovë dhe duhet të largohet nga Shqipëria.
Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.
Ndërkohë takimi me kryeministri Edi Rama duket se ka zgjatur më shumë nga sa ishte parashikuar.