Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur mbi arrestimin e Hashim Thaçit, Kasri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale e Hagës.
Përmes një konference për medie, Kurti ka kërkuar që Qeveria të angazhohet për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja, shkruan Telegramisot
“Në Hagë nuk po përndjeken vetëm individët por nuk mund të mbrohen as të pandehurit si individë. Shteti duhet ta organizoj e ta koordinoj mbrojtjen e të pandehurve. E pamë se ata i kanë avokatët e tyre por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit, por të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është sidomos punë qeverie”, tha ai.
“Për fat të keq, Kosova nuk ka qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo qeveri e paligjshme që varej nga fillimi nga lista serbe e që tash është e pakicës, nuk mund ta mbrojë e të shpëtojë as vetveten e lëre më dikë tjetër”.
Kurti po ashtu ka thënë se me Gjykatën Speciale në Hagë jemi duke e paguar jo çmimin e lirisë por të gabimeve politike.