Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka mohuar një koalicion të mundshëm me partinë që prej fillimit kanë qenë kundërshtare, PDK’në
Në emisionin Click ai ka thënë se ‘nuk do të shkojë deri atje ku shkoi Konjufca’, duke mos i mohuar deklaratat e këtij të fundit, por se tani nuk mund të vendosin me cilën parti të bëjnë koalicion.
“Po krijohen kushte për një demokraci, në të cilën kredibiliteti i njerëzve po bëhet më i rëndësishme sesa nga vjen ai. Nuk do të doja të shkojë tani atje ku ka shkuar Glauku, por është herët të flasim tani. Kësaj radhe ne nuk mundemi të themi se do të bëjmë koalicion vetëm me këtë parti politike, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Mirëpo, mua më ka bërë optimist dyfishimi i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca ditë më parë tha se VV nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike, duke e përfshirë këtu edhe PDK’në.
Madje, ai partinë e drejtuar nga Kadri Veseli e vlerësoi më shumë se ish-partnerin e tyre në qeverisje, LDK’në, duke thënë se u treguan shumë të drejtë me deklarata e komunikata.
Ndryshe, Qeveria Kurti u shkarkua më 25 mars më 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim dhe Presidenti Hashim Thaçi po pret emrin e mandatarit nga VV, për të formuar Qeverinë e re.