Portieri Albin Kurti nuk do të jetë më pjesë e Klubit të Futbollit Vushtrria.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Kurti për Klan Kosovën.
“Nuk jam pjesë e Vushtrrisë që prej përfundimit të kontratës në fundin e këtij ediconi. Arsyeja e largimit është edhe mosdhënia e hapësirës së duhur për t’i treguar cilësitë e mia në klubin e fëmijërisë. Tashmë jam futbollist i lirë dhe pres oferta nga skuadrat kosovare”.
Kujtojmë, Vushtrria nga ediconi i ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, e ku pritet të ketë probleme me largimin e disa lojtarëve kryesorë nga skuadra.