• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

” Albin, jeni vonuar nënshkruani kontratat sa më shpejt për vaksinat”

24/05/2021 - 06:50:34
Kurti i drejtohet UNESCO’s

Kryetari i komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sa i përket çështjes së vaksinave kundër Covid-19, duke theksuar se janë vonuar shumë në sigurimin e tyre

HTML Image as link Qries
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të angazhohen më shumë në sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinave anti-Covid, dhe t’i nënshkruajnë kontratat me kompanitë farmaceutike.

Lexo më shumë

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
3
India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?

India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?

May 10, 2025
2

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian. Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

“Unë mendoj që ne jemi vonuar shumë me sigurim të vaksinave, interesimi i qytetarëve është shumë i madh dhe kërkesa e tyre për vaksinim është shumë e madhe, ne si komuna po bëjmë të pamundurën me stafin tonë që t’i kryejmë në kohë procesin e vaksinimit, ju keni parë në Vushtrri një rregull të jashtëzakonshëm gjatë procesit të vaksinimit por mungesa e vaksinave ka bërë që të kemi fluks më të madh të njerëzve dhe të moshuarve nga frika se do të mbesin pa u vaksinuar dhe kjo po i shkakton tollovi”, ka deklaruar Tahiri për EkonomiaOnline.

“Prandaj ftesa ime si kryetar komune në emër të të gjithë të moshuarve është ju lutemi siguroni sa më shumë vaksina, më shpejtë vaksinat, nënshkruani kontratat, asnjë prioritet më i madh në këtë vend, nuk është dhe çdo jetë e humbur ju them që është tepër, në qytetin tim kemi pasur 40% gati rritje të vdekshmërisë së njerëzve në krahasim me vitet e kaluara dhe duhet të bëjmë që sa më parë të sigurohen vaksinat”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se shumë njerëz po vinë me u vaksinua prej frikës që nuk do ketë më vaksina dhe kjo po është maltretim për njerëzit sipas kryetarit Tahiri.

“Njerëzit po vinë me u vaksinua prej frikës që nuk ka me pasë vaksina sepse në të vërtetë nuk kemi mjaftueshëm vaksina, sikur të kishim pasur mjaftueshëm vaksina do të kishim mund të shpërndahemi edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër fshatra dhe t’i kryejmë më shpejtë procesin e vaksinimit dhe jo të kemi grumbullim e mundim të të moshuarve tonë dhe rrezikim të shëndetit të tyre duke ardhur dhe duke u munduar me marrë vaksinën”, theksoi ai.

Si përfundim Tahiri theksoi se është shumë me rëndësi që në komunën të cilin ai e udhëheq të ketë mundësinë që çdo i moshuar ta merr vaksinën dhe të mos zgjohet në mëngjes me frikë se nuk do ketë vaksina.

“Për mua si kryetar i komunës është me rëndësi që çdo i moshuar që vjen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me marr vaksinën me pasë mundësi me ia dhanë vaksinën dhe mos me pasë frikë prindërit tonë se nuk ka vaksina dhe nga frika me u zgjua 5 mëngjes e me hi në radhë në Qendër të Mjekësisë Familjare, e kjo është e papranueshme”, përfundoi ai.

Më 12 maj, në Kosovë kanë arritur 38,400 dozat e vaksinës kundër Coronavirusit përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky ishte kontingjenti i dytë i vaksinave që Kosova pranoi nga program Covax, pasi më 28 mars, kishte arritur dërgesa e parë me 24.000 doza të vaksinës.

Ndërsa, më 5 maj, vendi kishte pranuar edhe dy kontingjente vaksinash Pfizer/BioNTech, me mbi 7,000 doza në total, si donacion nga Bashkimi Evropian.

BE-ja ka ndarë gjithsej 95,000 doza të vaksinave për Kosovën, të cilat do të shpërndahen gradualisht.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
Lajme

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
3
India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?
Lajme

India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?

May 10, 2025
2
Shqipërija, të dielën nis “beteja” për votën e fundit
Lajme

Shqipërija, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

May 10, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Vdes shoferi i kamionit të aksidentuar në Komoran

May 10, 2025
26
Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat  Kosovës
Bota

Komisioni Evropian tregon se kurë do ti hiqen masat Kosovës

May 10, 2025
6
Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë
Bota

Pakistani filloi hakmarrjen, kundër Indisë

May 10, 2025
63
Next Post
Borrell: Ja kurë do të rifilloi dialogu Kosovë – Serbi

Borrell e jep lajmin e madhë të vizave për Kosovën

Më të fundit

  • Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
  • India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?
  • Shqipërija, të dielën nis “beteja” për votën e fundit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi