17 tetori është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Pejës, të cilët kanë mundësi të votojnë në kuvendin komunal zërin e tyre për 4 vjet. Prandaj, garës dhe sfidës për të qenë adresa e çdo votuesi e qytetari dhe fshatari të Pejës, i ka hyrë ekonomisti e biznesmeni i ri Albin Shala, i cili është shembulli më i mirë për të rinjtë në qytetin e Pejës.
Pse duhet ta votoni Albin?
Albi Shala u lind më 27 mars 1996 në Pejë. Shkollën fillore e përfundoi në Loxhë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
Si ambicioz drejt arritjes së kualifikimeve premtuese, ka përfunduar me sukses studimet bachelor pranë Kolegjit Slloven, European School of Law and Governance në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj pranë të njëjtit Kolegj studimet postdiplomike në fushën e Menaxhimit të Patundshmërive.
Krahas formimit akademik, ka përfunduar me sukses një Program Specializimi për Vlerësimin e Patundshmërive të organizuar nga Ministria e Financave, si dhe ka kryer një Praktikë Vlerësimi të Patundshmërive pranë Departamentit të Pronave të Ministrisë së Financave.
Për më tepër, ka vite që është dëshmuar edhe si afarist i suksesëshëm në biznesin që aktualisht e drejton.
I familjarizuar me problemet e shumëllojshme që aktualisht ka Komuna e Pejës si dhe i dëshmuar me sukseset e parreshtura në formimin e tij akademik, profesional e afarist, Albi përbën një vlerë të shtuar për një përfaqësim dinjitoz dhe kurajoz në të adresuarit e kërkesave të të qytetarëve, veçanërisht të rinjëve afaristë, pranë Asamblesë Komunale të Pejës.