Alban Bytyqi, kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për mandatin e saj të dytë në Kuvendin e Kosovës, ka nisur fuqishëm fushatën e saj zgjedhore. Në një tubim madhështor dhe me mbështetje të jashtëzakonshme, Bytyqi dha një mesazh të qartë dhe të fortë për kundërshtarët politikë.
“Ne nuk patëm nevojë me e ba terr në sallë. ???? AAK sot dëshmoi se është fituese! ????????” tha Bytyqi, duke iu referuar qartë qasjes dhe strategjive të partive të tjera.
Ajo e cilësoi hapjen e fushatës si një tregues të mbështetjes së madhe që partia dhe vizioni i saj gëzojnë në mesin e qytetarëve të Kosovës.
“Fuqishëm, krenarë dhe më të gatshëm se kurrë, sot me mbështetje mahnitëse nisëm rrugëtimin tonë drejt fitores më 9 shkurt. Sot u pa, sot u vërtetua. Faleminderit të gjithëve për këtë përkrahje të jashtëzakonshme!” theksoi Bytyqi.
Kandidatja e AAK-së i ftoi të gjithë qytetarët që t’i bashkohen vizionit të saj dhe partisë së saj për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar.
AAK 137✅
Voto 6✅