Uragani “Dorian” e ka rritur forcën e tij duke shkuar në shkallën 4 të forcësisë me erëra maksimale që arrijnë shpejtësinë 178 km/orë.
Pasi goditi Puerto Ricon ai është drejtuar drejt bregut lindor të Floridas, ku aktualisht lëviz nëpër Bahamas. Lajmin për rritjen e forcës të uruganit “Dorian” e dha Qëndra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë që në Puerto Rico uragani “Dorian” vrau një 80 vjeçar, ku sipas policisë ai ra nga shkallët nga erërat e forta teksa përgatitej për uraganin.
Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump anuloi vizitën e tij në Poloni për shkak të uraganit dhe pasojave katastrofale që parashikohet të ketë.