Trendi alarmant i numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ka vazhduar edhe sonte kur janë konfirmuar edhe 207 raste të reja.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se janë testuar 401 mostra që i bie se më shumë se gjysma e të testuarve kanë rezultuar pozitivë, njofton Klan Kosova.
Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet po ashtu e ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar edhe tetë vdekje, duke e çuar numrin e vdekjeve në 94.
Në ndërkohë edhe 32 persona janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2095 raste.