Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar një rast tronditës që godet thellë sigurinë kombëtare të Kosovës. Në dy ditët e fundit, janë ndaluar 16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit, prej të cilëve katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.
Grupi i parë, me katër persona, u ndalua në Gjakovë. Policia konfiskoi:Fotografitë e hartës së Kosovës,Imazhe të terroristëve të vrarë në sulmin e Banjskës,Dy thika, një sëpatë dhe një dritë rotative.
Grupi i dytë, me 12 persona, u ndalua në Prizren, ku ishin strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë – gjë që ngre dyshime për përdorimin e objekteve fetare si mbulesë për operacione të inteligjencës serbe.
Hetimet zbuluan:
Njëri nga të ndaluarit është togeri i policisë serbe, me lidhje të afërta me Nemanja Radivojevic (Gandi) – anëtar i grupit terrorist të Banjskës.
Oficeri tjetër, kapiten i klasit të parë i ushtrisë serbe, ka lidhje me ish-gjeneralin famëkeq Jovan Milanovic, i përfshirë në rrjedhjen e informacioneve të NATO-s para bombardimeve mbi Serbi.
Sveçla paralajmëron se kjo ishte tentativë për mbledhje informatash për caqe të mundshme, me lidhje direkte me rrjetin terrorist të Banjskës.
“Përdorimi i objekteve fetare për kamuflim ose për nxitje të tensioneve ndëretnike është pjesë e një strategjie të rrezikshme destabilizuese”, ka thënë ministri Sveçla.
Policia dhe agjencitë e inteligjencës mbeten në alarm. Hetimet janë në vazhdim dhe Ministria e Brendshme kërkon bashkëpunim nga qytetarët për raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë.
Ky është paralajmërimi më serioz pas sulmit të Banjskës – Serbia nuk ka hequr dorë nga provokimet në Kosovë!
Eskluzive:Togeri dhe kapiteni i ushtrisë serbe si pelegrinë me thika e sëpata – kapen në Prizren!