Një alarm është dhënë mesditën e së enjtes në Hagë, ku policia holandeze ka nisur evakuimin e ndërtesës së parlamentit.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë holandeze, e cila ka bërë të ditur se një ekip piroteknikësh po hetonin një “situatë të dyshimtë” në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë.
Megjithatë, politikani Geert Wilders tha se ndërtesa u evakuua pasi një bombë e rreme me të njëjtin marrës u dërgua në parlament. /Reuters