OVL-UÇK kanë bërë të ditur se sot kanë pranuar dosje të reja në zyret e tyre.
Sipas kryetarit të OVL-UÇk-së, Hysni Gucati dosjet i ka sjellë po i njëjti person që i ka sjellë edhe dosjet e tjera.
Ai ka thënë se beson se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale dhe se aty përmenden figura të ndryshme të UÇK-së, shkruan Reporteri.
“Sot prapë ka ardhë rrufeja 3, sot kaq qenë më shpejtë se rrufe, veç i ka lëshu në korridor dhe ka ikë shkallëve. Rreth orës 10:45 kanë ardhë dosje të tjera, besojmë se janë dosje të dalura nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Kërkojmë të hetohet dhe të mësohet arsyeja se pse po vijnë tek ne. Kjo vërteton fjalën tonë se kjo Gjykatë ka bashkëpunuar gjithmonë me Serbinë. Flitet për ngritje të aktakuzave. Ne kemi thënë se çdo dokument që na vjen nga ta ne do ti bëjmë publike”, u shpreh ai.
Ndërkaq nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj i cili tha se i ka lexuar dosjet më në detaje ka thënë se aty flitet për një aktakuzë për pesë të akuzuar potencial: Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Sipas tij aty përmenden edhe Xhavit Haliti e njerëz të tjerë të luftës

Sipas tij aty përmenden edhe Xhavit Haliti e njerëz të tjerë të luftës.