• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Aktakuzë për pastrim parash dhe shmangie tatimi

22/08/2019 - 09:19:15
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti special, kundër gjashtë personave R.M., M.M., Xh.K., V.M., F.M dhe R.K., për veprat penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, nën paragrafin 1.2, nën paragrafi 1.5 dhe paragrafi 3 nën paragrafi 3.1., të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe për “Shmangie nga tatimi” e sanksionuar me nenin 313, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.M., dhe M.M., nga viti 2010 e deri në 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme (kesh), në llogaritë individuale. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1, nën paragrafin 1.5 dhe paragrafin 3 nën paragrafin 3.1 të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin.31 të KPRK-së.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Të pandehurit F.M., Xh.K., V.M dhe R.K., nga viti 2010 deri në vitin 2017, në vazhdimësi, me dashje, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, në bashkëveprim me njëri – tjetrin, kanë konvertuar dhe transferuar pasurinë, ashtu që kanë kryer transaksione të shumta huazimi për qëllim të maskimit dhe shtresimit të mjeteve financiare të siguruara nga shmangia tatimore dhe aktiviteti kriminal, kanë transferuar shuma parash mes xhirollogarive të tyre me përshkrime të ndryshme si huazim dhe kthim huazimi.

Të pandehurit F.M., Xh.K., V.M dhe R.K., në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Pastrimi i parave” nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, nën paragrafi 1.5 dhe paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.M., M.M., F.M., Xh.K., V.M., dhe R.K., dyshohen se gjatë periudhës kohore 2010 – 2017, në vazhdimësi, me qëllim të shmangies së pagimit të tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara më ligj, nuk kanë deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i kanë përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tyre, ashtu që kanë dhënë informata jo të sakta nga veprimtaritë e tyre afariste.

Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi, 1, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të KPRK-së, si dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 459.738.80 euro.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post

Ish-drejtorit të AAK-së në Komunën e Prizrenit i ngritët edhe një aktakuzë

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi