Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë, A.Sh. dhe S.K., për veprën penale “Marrje ryshfeti”.
Sipas aktakuzës “dy të pandehurit në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje e me qellim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë , derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit i i kishin kërkuar që 20 euro e më shumë euro ti dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh”.
“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë. Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç demit, t’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit.”