• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

12/11/2025 - 08:23:04
Aktakuza për rezervat shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit në lidhje me rastin e kontraktimit të rezervave shtetërore të mallrave gjatë vitit 2022.

Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 3 milionë euro.

Lexo më shumë

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
26

Prokuroria Speciale ka thënë se R.H., I.L. dhe H.G. akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Ministrja Hajdari përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se është informuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Sapo u njoftova nga avokati im për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne”, ka shkruar Hajdari.

Pas ngritjes së aktakuzës kanë reaguar Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e lidhur rastin drejtpërdrejt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se asnjë vendim i ministrave të Qeverisë Kurti nuk është marrë pa dijeninë e tij.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka shkruar Çitaku, në Facebook.

Kurse, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur e habitur që në aktakuzën e ngritur ndaj Hajdarit nuk figuron edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Bajrami ka akuzuar Kurtin për, siç ka thënë ajo, “vendime të fshehta dhe kontrata të dyshimta” lidhur me furnizimin dhe menaxhimin e mallrave strategjike.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin!”, ka shkruar Bajrami, në Facebook.

Ajo ka shtuar se është e befasuar që Kurti nuk është përfshirë në aktakuzë.

“U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka theksuar Bajrami.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
26
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
13
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
45
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
33
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.5k
Next Post
Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Sot në Suharekë varroset i riu që humbi jetën tragjikisht pas aksidentit në Bresje

Më të fundit

  • Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti
  • Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi