Gjatë aksionit policor kundër kontrabandimit me armë dhe municion në Mitrovicë janë arrestuar 16 persona.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka thënë se aksioni është zhvilluar në 21 lokacione dhe se 13 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.