Një autobus me turistë rusë është aksidentuar në qytetin e Antalisë, ku mbetën të vdekur tre persona dhe 16 të tjerë u lënduan.
Autobusi raportohet se u përplas me ndarëset e rrugës dhe hyri në korsinë e kundërt.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.