Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë ku janë përplasur kokë më kokë dy makina.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur viktima, por janë plagosur 4 persona.
Tre prej tyre janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip ‘Benz’ me targa AA 595 XG dhe një makinë ‘Volkswagen’ me targa AA 016 XS.
Si pasojë e këtij aksidenti të dy makinat kanë përfunduar në ambientet e një byrektoreje buzë rrugës.
Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti të frikshëm.