Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë afër Tiranës ku si pasojë humbën jetën dy 17 vjeçare.
Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga, shkruan Top Channel, transmeton Telegramisot.com
Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy udhëtarët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.