Një person ka marrë lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast motoçiklisti pas trajtimit në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, përkatësisht afër objektit të Akademisë për siguri publike.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, njësitet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe sipas hetimeve dyshohet se shkaktar I aksidentit të jetë pakujdesia e vozitësit të veturës.
“Motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta me ç’rast pas trajtimit në spitalin e Vushtrrisë, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.