Një motoçiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 dhe ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai bëri të ditur se motoçiklisti i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 16:00 në rrugën Bulevardi i Dëshmorëve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Borovci.