Mbrëm rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve.
Si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.