Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gllamnik të Podujevësm ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.
Rasti ka ndodhur pasditen e sotme ku vetura ka goditur çiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një biçikletë (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.