Të paktën gjashtë emigrantë kanë ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë lënduar pas një aksidenti rrugor në qytetin Burgas, njoftuan mediat lokale bullgare.
Automjeti me targa rumune, që mbante 10 persona, nuk u ndal për kontroll, por u përpoq t’i shmangej forcave të policisë duke u larguar me shpejtësi, bëri me dije Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë Kufitare.
Gjashtë personat u gjetën të pajetë, ndërsa të plagosurit morën ndihmën e parë vetëm pak minuta pas përplasjes.
Emigrantët mendohet se janë me origjinë nga Afganistani.














