Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti dhe një motoçiklete në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë,
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 15:30 ne rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.














