Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur dje në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Policia për Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar dy persona.
Pas aksidentit ata kanë pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Nacionale Mitrovicë-Prishtinë Vushtrri, 19.03.2021-14:30. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me targa vendore me drejtues njëra femër dhe tjetri mashkullkosovar-e. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy palët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Vushtrri, ndërsa njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK-Prishtinë për shërim të mëtutjeshëm.