Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak minutave në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llabjan. Dyshohet se në aksident ka persona të lënduar.
E lajmin për aksidentin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai tha se në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë si dhe ekipet e tjera mjekësore.
“Po ka ndodhur një aksident trafiku. Ekipet e policisë dhe emërgjencës janë duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Hashani