Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin te menza e studentëve në Prishtinë. Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 10:35 kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërkaq janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim në Emergjencën e QKUK-së.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës
“Sot rreth ores 10:35 te semaforat afër menzës së studentëve në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lendime të lehta trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Ndihmë mjekesore nga ky aksident raportohet se kanë kërkuar 2 persona dhe pasi kanë marrë trajtimin në Emergjencën e QKUK-së janë liruar për në shtëpi”, thone nga policia