Një grua ka marrë lëndime të rënda gjatë një aksidenti që ndodhi para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.
Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion transportues, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net ka siguruar pamje nga aksidenti në Vranidoll, ndërkohë që Policia e kanë konfirmuar aksidentin.
“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i konunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare nje person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.
Duhet theksuar se rruga Prishtinë-Podujevë është mjaft e ngarkuar dhe aksidentet janë të shumta