Sotë në fshatin Dobrushë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave në të cilin gjashtë persona kanë mbetur të lënduar
Rastin për Telegraminsot.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“ Sot Rreth orës 10:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Dobrushë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, lëndimet kanë qenë të lehta”, ka thënë Rugova.