Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka dalë me një reagim në të cilin thonë se Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) ka përhapur dezinformata lidhur me komunat e Pejës dhe Istogut duke thënë se nuk kanë ndarë asnjë euro për menaxhimin e Covid-19, gjë e cila sipas AKK-së nuk është e vërtetë dhe nuk qëndron si e tillë.
“Për sqarim të opinionit publik, ju njoftojmë se që të dy këto komuna dhe pothuajse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, edhe pse në fillim MAPL, e tanishmja MPL kishte marrë vendim që komunave mos t’i shqyrtohej ligjshmëria e akteve komunale, që ishte e barabartë me mos-lejim të rivlerësimit të buxheteve komunale, e që më vonë nën presionin e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndryshuan vendimin, kanë ndarë mjete për menaxhimin e situatës me Covid 19 në territorin e Komunave përkatëse”.
“Komunat e Kosovës dhe kryetarët e saj janë në vijë të parë të frontit duke luftuar parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke qenë 24 orë në kontakt dhe duke i ndihmuar qytetarëve të saj në tejkalimin e situatës dhe informata të tilla nga një digaster që në praktikë duhet t’i ndihmoj komunat, nuk shkon në dobi të askujt e më së paku të qytetarit të Kosovës”.
“Kërkojmë nga MPL, që përveç dezinformatave ndaj komunave, t’i përkrah ato, nëse nuk mundet financiarisht, atëherë të mos përhapë dezinformata dhe më sa paku që mund të bëj , t’i kërkoj falje kryetarëve të komunave”, thuhet në njoftimin e AKK-së.