Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” thuhet se ka shumë pak kontakte me burrin e saj muzikant, 43 vjeç dhe do të kalojë ditën e romancës me fëmijët e tyre, North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe, Psalm, 21 muajsh, dhe familjen tjetër, shkruan DailyMail.
Një burim i brendshëm i tha Revistës People: “Kim po ndjehet shkëlqyeshëm Ajo ka planifikuar një festë të Ditës së Shën Valentinit me fëmijët dhe familjen e saj. Ajo pëlqen ta bëjë atë të veçantë për fëmijët”.
“Ajo nuk ka ndonjë kontakt me Kanyen. Është e qartë se ajo është përqendruar vetëm në të ardhmen”.
Kohët e fundit u pohua se Kanye është ‘më pak i entuziazmuar’ që divorci i tij me 40 vjeçaren, do të transmetohet në TV, përkatësisiht në serinë e fundit të “KUWTK” më 18 mars.
Kim thuhet se do të diskutojë në episodin e fundit të “KUWTK” për fundin e martesës.
Një burim i brendshëm i Page Six pretendoi se “Çifti Kardashian synojnë të dalin me një deklaratë të zhurmshme. Ata e kanë xhiruar Kimin duke diskutuar problemet e saj të martesës. Por të gjithë të përfshirë janë në një marrëveshje mos zbulimi, sepse episodet finale nuk do të shfaqen deri më vonë në 2021”.
Një burim i tha US Weekly muajin e kaluar: “Kanye West është më pak i entuziazmuar. Ajo do të vazhdojë të përqendrohet në perandorinë e saj të biznesit. Kim ka qenë në këshillime individuale dhe është në paqe me vendin ku po shkon jeta e saj”.
Kim dhe Kanye kishin qenë në këshillime martesore ndërsa ‘u përpoqën t’i zgjidhnin gjërat’.