Forcat e armatosura serbe nuk kanë kursyer asgjë, gjatë gjenocidit të tyre edhe në Bosnje. Ata dogjën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda, duke e bërë shkumb e hi
Aida Buturović, ishte studente e Letërisë në Universitetin e Sarajevës dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti , “Vijećnica”. Ishte nga studentët më të dalluar nga të cilët pritej shumë, por fatkeqësisht, në gusht të vitit 1992 serbët e dogjën atë, po në vendin e preferuar të saj, në bibioltekë, dhe atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digjeshin nga zjarri.
Nën urdhrin e Radovan Karaxicit dhe gjeneralit Ratko Mlladic biblioteka “Vijećnica”, dhe Aida u bënë hi, apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: Në qiell fluturonin zogj të zinj, shkruan Gazeta Metro.
Kur bombat filluan të shkatërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zjarret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.
Por, nuk ia doli, dhe shpërthimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra. Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u dogj 3 ditë me radhë.