Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte nga ora 19:30 do të filloj faza e pestë e dezinfektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Sipas Ahmetit monitorimi i këtij procesi do të bëhët nga ana e Komunës së Prishtinës dhe pret që në bashkëpunim me qytetarët të japin maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Postimi i plotë:
“Sonte, në ora 19:30, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Ju falemnderit paraprakisht!
Distanca.Maska.Duart
#Prishtina”