• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Ahmeti: Kurtin e presin sfida të vështira, dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë epilog përfundimtar

Maqedonia e Veriut është duke pritur konstituimin e institucioneve në Kosovë për të vendosur për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

28/02/2021 - 12:04:52
Ahmeti: Kurtin e presin sfida të vështira, dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë epilog përfundimtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se kjo mbledhje duhet të shfrytëzohet që të jetë në dobi të dy vendeve.

Ahmeti në një intervistë për KosovaPress përshëndet procesin e rregullt të zgjedhjeve në Kosovë, të cilën e quan vlerë të çmueshme demokratike. Derisa edhe uron kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për fitoren e 14 shkurtit. Ndërkohë thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të ketë një epilog përfundimtar, e jo të zvarritet.

Lexo më shumë

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
1
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
9

“Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme që u krijuan në Kosovë nuk u arrit që kjo mbledhje të realizohet. Kështu që mbetet pas konstituimit të organeve në Republikën e Kosovës të vlerësohet momenti se kur do bëhet një mbledhje e përbashkët ndërmjet dy qeverive tona të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Është në dobi të dy vendeve tona, është një moment që duhet të shfrytëzohet dhe të jetësohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve tona”, thotë ai.

Ai për KosovaPress thotë se Kurtin në qeverisje e presin sfida të vështira.

“Uroj që zotëri Kurti në radhë të parë të ketë shëndet dhe tani me përballje që e presin sepse vjen në rrethana dhe situatë tepër të vështirë. Vjen në një moment që shumë çështje kërkojnë zgjidhje, duke filluar që nga sundimi i ligjit dhe deri tek zgjedhja e problemit përfundimtar mes palës së Kosovës dhe Serbisë. Kështu që po t’i prij shëndeti, nuk do t’i mungoj në instalimin e vlerave për të cilat ka fituar dhe është votuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

Duke përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, Ahmeti thotë se kjo është një vlerë shumë e çmueshme e cila duhet të vazhdojë.

“Është shumë e rëndësishme për opinionin vendor, rajonin dhe Evropën që zgjedhjet kanë shkuar për sëmbari në një proces demokratik të pranueshme nga të gjitha palët konkurruese. Kështu që ka qenë një afirmim i vlerave këto zgjedhje që kanë bërë për opinionin vendor dhe ndërkombëtar. Uroj që kjo traditë për sëmbari të vazhdojë se është një vlerë tepër e çmueshme. Një vend demokratik vlerësohet nga zgjedhjet si i bënë dhe si organizon dhe a kontestohet nga palët konkurruese. Kështu që ky proces duhet të përshëndetet”, deklaron ai.

Ndërkaq, thotë se problemi i Kosovës me Serbinë është problem i tërë rajonit dhe Evropës. Për këtë, kërkon një zgjedhje dhe epilog përfundimtar, pasi sipas tij duke zvarritur lëndohen edhe të arriturat e deritanishme.

“Problemi i Kosovës është problem edhe i rajonit, është problem edhe i Evropës. Pa zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e qetë edhe Evropa. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm as Evropa…Besoj që këto ndihma nuk do të mungojnë nga miqtë tanë dhe partnerët tanë ndërkombëtar, e në veçanti nga Uashingtoni dhe Brukseli për një zgjidhje dhe një epilog përfundimtar. Pasi duke i zvarritë gjërat sigurisht që lëndohen dhe proceset demokratike, apo të arriturat e deri tanishme. Jo vetëm të Kosovës, por edhe të tërë rajonit”, thotë ai.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
1
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
9
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
12
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
7
Rama: Se çka mendoi unë për Kosovën e kam thënë midis Beogradit
Lajme

Rama: Sot shqiptarët e kanë në dorë të ardhmen e tyre

May 11, 2025
7
Me makinën e ngarkuar me kanabis, arrestohet 27-vjeçari në Lezhë
Lajme

Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë

May 11, 2025
17
Next Post
​Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga Biden, po konsiderohet distancim prej saj

​Mospërmendja e Marrëveshjes së Uashingtonit nga Biden, po konsiderohet distancim prej saj

Më të fundit

  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
  • Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
  • Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi