Njësiti policor në Malishevë, mbrëmë së bashku me inspektorët gjatë inspektimit kanë vërejtur se është duke u mbajtur një aheng familjar, në të cilin kishin qenë disa persona.
Organet e rendit bëjnë të ditur se i dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin COVID-19, andaj në konsultim me prokurorin ndaj tij është iniciuar lënda e rastit, e cila procedohet në procedurë të rregullt.