• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Agjencia Kosovare e Privatizimit drejt mbylljes

01/12/2019 - 18:08:07
Agjencia Kosovare e Privatizimit drejt mbylljes

Shumë nga ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, të cilat ishin privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk kanë arritur të funksionalizohen dhe rrjedhimisht, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, po konsiderohen si të dështuara.

Sipas tyre, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore nuk i ka arritur objektivat e veta ekonomike duke theksuar se ky proces duhet të përmbyllet sa më parë që të jetë e mundur.

Lexo më shumë

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3

Procesi i privatizimit ka filluar rreth 16 vjet më parë nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) që u pasua më vonë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Që nga kjo periudhë janë nënshkruar 1809 kontrata të privatizimit, me një vlerë financiare rreth 733 milionë euro, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga zyrtarë të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës.

Sipas AKP-së, nga asetet e privatizuara deri më tash numri më i madh i tyre është blerë nga qytetarët e Kosovës, 1772 asete me një vlerë prej rreth 632 milion euro.

“Në këtë proces nuk ka munguar edhe interesimi i blerësve nga vendet e ndryshme të Evropës dhe botës. Rreth 37 prona me vlerë prej 101 milionë euro janë privatizuar nga investitorë të huaj. Investitorët nga Zvicra kanë privatizuar 9 asete me vlerë prej 32 milionë euro, për nga vlera financiare pason Greqia më 30 milionë euro me një ndërmarrje, pastaj investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë privatizuar katër (4) ndërmarrje më mbi shtatë (7) milionë euro”, theksohet në përgjigjen e AKPS-së.

Ndërsa tetë (8) për qind e pronave të përgjithshme janë blerë nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës me një vlerë prej mbi 57 milionë euro.

Pavarësisht këtyre shifrave, Mejdi Bkatashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se transformimi i pronësisë shoqërore në atë private është stërzgjatur dhe ka ndikuar shumë në stagnimin e zhvillimit ekonomik, por edhe në dekurajimin e investimeve të huaja në Kosovë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Mund të them se nëse e krahasojmë procesin e privatizimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe me shtetet tani ish-socialiste që janë në Bashkimin Evropian, ky proces lirisht mund të themi se është i dështuar pasi që një pjesë e madhe e ish-ndërmarrjeve shoqërore në vend që të angazhojnë kapacitete dhe të hapin vende të reja të punës, janë shndërruar në kantiere të ndërtimit për banesa apo për qëllime tregtare”, tha Bektashi.

Edhe Haxhi Arifi, ish-anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thekson se procesi i privatizimit duhet të përmbyllet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore ka mundur të ketë efekte më të mëdha ekonomike. AKP-ja është dashur të përfundojë procesin e privatizimit, pasi zvarritjet e procesit tashmë janë jashtë rregullave normale të privatizimit”, tha Arifi.

Ndryshe, shumica e ndërmarrjeve të shitura në Kosovë ose 721 ndërmarrje janë privatizuar me metodën e quajtur spin-off i rregullt, kurse ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën spin-off special.

Me metodën e spin-off special, janë privatizuar 26 ndërmarrje me një vlerë prej rreth 93 milionë euro. Te këto të fundit, privatizimi nuk lejon ndërrimin e destinimit të ndërmarrjes.

Qeveria në largim e Kosovës, vitin e kaluar ka qenë e interesuar që brenda një periudhe të shpejtë kohore ta përmbyllë privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Kurse, në programin e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka fituar shumicën e votave nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit dhe pritet të drejtojë qeverinë e ardhshme, thuhet se “Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj do t’i kalojnë Fondit Sovran i cili është fond investues dhe instrument i zhvillimit industrial.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
Ekonomia

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Ekonomia

KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën

June 20, 2025
22
Abdixhiku tregon se çka ju tha Escobari, për raportet SHBA -Kosovë
Lajme

Abdixhiku e godet Kurtin: Naiv dhe është i paditur politikisht

June 20, 2025
7
Sot Dita Botërore e Refugjatëve
Lajme

Sot Dita Botërore e Refugjatëve

June 20, 2025
7
SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit
Bota

SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit

June 20, 2025
15
Next Post
Të strehuarit nga tërmeti në Kosovë, rikthehen në Shqipëri

Të strehuarit nga tërmeti në Kosovë, rikthehen në Shqipëri

Më të fundit

  • KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
  • Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese
  • KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi