Lidhja Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të komunave për tetë komuna,
Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama; kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri; kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala; kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti; kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha; kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kurse kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë do të jetë Xhafer Tahiri.
Ndërsa, për Podujevën kandidat nuk do të jetë deputeti Agim Veliu që qeverisi për vite të tëra me këtë komunë.
Atje kandidat i LDK-së do të jetë Ekrem Hyseni, deputet i LDK-së në legjislaturën e kaluar.
Abdixhiku para gazetarëve tha se Hyseni u zgjodh sepse i kishte gjasat më të mira për të fituar.
“Me vendim të Kryesisë, kandidati i ri i LDK-së për Podujevë është dr. Ekrem Hyseni. Dhe, kryesia e LDK-së si pjesë e procesit të brendshëm i ka deleguar të gjitha kompetencat në shtabin zgjedhor në Podujevë. Vendime të njëjta do të jenë pothuasje në të gjitha komunat, me qëllim të reformimit të degëve por edhe hapjes së dyerve për anëtarë të rinj. S’ka të bëjë me shkarkim të z.Veliu, por me proces normal”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se ditët në vijim do t’i zyrtarizojnë edhe kandidatët për komunat tjera, teksa ka thënë se pret që LDK-ja t’i fitojë shumicën e komunave.