Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të datës 14 prill 2020, Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik, shkruan Telegramisot. Të gjitha veprimtarit e lejuara janë specifikuar edhe ne Vendimin e MSH të datës 14 prill 2020, te cilat mund ti gjeni në ueb faqet e Ministrive spërkatëse. Agim Bahtiri matë forcat me këto Ministri e po ashtu edhe me ATK, dhe ju tregon që është mbi ta, duke kërkuar nga bizneset që janë të regjistruara në Mitorvicë të bëjnë kërkesë me shkrim në komunë për shqyrtimin e mundësisë për funksionimin e tyre gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit COVID-19. Gjëja më interesantë është se militantët partiak e lavdërojnë për këtë veprim, e që në masë do të kupohet që Agimi është ai që ju jep të drejtën bizneseve për ushtrimin e veprimtarisë. Agimi harron që mundet të paditet për konflikt administrativë nga të gjitha bizneset në komunën e Mitrovicës, po ashtu bizneset mund të parashtrojnë ankesë të Avokati i Popullit për shkeljet e Neneve 21, 24 dhe 49 të Kushtetutës të Republikës të Kosovës, e po ashtu edhe Ligjit Nr. 05/L -021 Për Mbrojtjen Nga Diskriminimi .
Ky është postimi i Bahtirit
Ftoj menaxherët e të gjitha bizneseve që janë të regjistruara në Mitrovicë, që nesër të bëjnë kërkesë me shkrim në…
Posted by Agim Bahtiri on Tuesday, April 14, 2020