• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Afatet e shkurta kohore, kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë së re

20/02/2021 - 10:57:40
Afatet e shkurta kohore, kërkohet zgjedhja e presidentit para formimit të qeverisë së re

Zgjedhja e presidentit të vendit po konsiderohet se duhet të ndodhë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Afatet e shkurtra kohore që i ka Kosova për të qenë me ushtrues detyre të presidentit dhe mundësia për mosarritjen e konsensusit për të parin e shtetit po shihen si rrezik edhe për zgjedhje të reja.Prandaj nga njohësit politikë po kërkohet që presidenti të jetë prioritet para formimit të ekzekutivit të ardhshëm. Por, ka të tillë që vlerësojnë se vendi është ende në kohë, që fillimisht ta konstituojë Kuvendin, më pas të formohet qeveria, e në fund të zgjidhet presidenti.Arton Demhasaj nga Çohu ka thënë se pas konstituimit të Kuvendit brenda një ditë mund të zgjidhet presidenti, por edhe të formohet qeveria e re.

“Menjëherë sapo të konstituohet Kuvendi, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje duhet ta krijojë shumicën e nevojshme prej 80 deputetëve për me fillu procedurën për zgjedhjen e presidentit. E më pastaj me vazhdu me formimin e qeverisë, kjo mund të ndodhë edhe brenda një dite. Pasi nëse dështon zgjedhja e presidentit, qeveria formohet kot, sepse vendi brenda 45 dite shkon në zgjedhje… Kjo në njëfarë mënyrë do të krijonte një klimë që mandati qeverisës dhe mandati i Kuvendit me u përfundu në afatet e përcaktuara kushtetues prej katër vite. Kjo është mënyra më e mirë për me kriju një harmoni të konstituimit të institucioneve”.Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas ligjëruesit të shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri duhet të konsituohet Kuvendi pa vonesa, e më pas për shkak të afateve të shkurta kohore presidenti të zgjidhet, para formimit të qeverisë.
“Së pari duhet të certifikohen rezultatet, me certifikimin e tyre shpejtë duhet të konstituohet Kuvendi i Republikës. Në mbledhjet e para pas konstituimit duhet të bëjë zgjedhjen e presidentit, ngaqë ai duhet të jetë i zgjedhur jo më larg se data 6 prill e këtij viti. Prandaj nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje… Pra fillimisht është konstituimi i Kuvendit, pastaj votohet për presidentin, e më pas formohet qeveria për shkak të afateve kohore në të cilat gjendemi”, ka thënë Imeri.

Lexo më shumë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9

Por ndryshe mendon, Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), e cila thotë për KosovaPress se fillimisht duhet konstituimi i Kuvendit, më pas formimi i qeverisë, e më pas zgjedhja e presidentit.“Ajo çfarë do të duhej të ndodhte meqenëse ka përfundua zgjedhjet, të presim certifikimin e rezultateve të finale dhe në bazë të asaj vota popullore të artikulojë një qeveri të re. Mirëpo para kësaj të konstituohet Kuvendi, pastaj qeveria dhe të vijmë tek zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës. Mendojmë që jemi ende në kohë për të arritur që së pari të konstituohet Kuvendi, pastaj Qeveria e më pastaj edhe tek sfida e tretë që është zgjedhja e presidentit”, deklaron ajo.Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 47 për qind të fuqisë elektorale. Derisa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato të me postë, nuk dihet kur mund të certifikohen rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve.Derisa, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund të ushtrojë këtë post deri më 5 maj, mirëpo procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit, sipas Kushtetutës duhet të fillojnë 30 ditë më herët.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Rritet numri i lindjeve në Kosovë
Lajme

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

May 16, 2025
10
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime

May 16, 2025
9
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll

May 16, 2025
9
Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin
Lajme

Richard Grenell e pret në takim deputetin e PDK-së, Artan Behramin

May 16, 2025
13
Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës
Lajme

Serbët paralajmërojnë sot protestë në Veri të Mitrovicës

May 16, 2025
6
26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë
Lajme

26 vjet nga vrasja dhe zhdukja e trupit të veprimtarit Ukshin Hoti, nga shteti i Serbisë

May 16, 2025
8
Next Post
Nuk arriti të bëhet deputet, ja kë po e fajëson Xhavit Haliti

Nuk arriti të bëhet deputet, ja kë po e fajëson Xhavit Haliti

Më të fundit

  • Rritet numri i lindjeve në Kosovë
  • Një grua zhduket në Prishtinë, rasti në hetime
  • Turqia: Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime në Stamboll
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi