Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.
Abdixhiku shkruar në Twitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje ç’njërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.
“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova.
Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku.