Lidhja Demokratike e Kosovë në krye me Lumir Abdixhikun sot do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të zgjedhur kryesinë e re dhe për të hartuar platformën mbi të cilën do të punojë Abdixhiku si shef i partisë.
Mbledhja do të mbahet sot në orën 14:00 në “Emerald”,
Pritet të shihet ndërkohë se kush do të jenë njerëzit që do të zgjidhen për t’i qëndruar afër Abdixhikut si nënkryetar.
LDK ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.
Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
AbdixhikuKeshilli i Pergjithshemkryesia e ldk